Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 17.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale E.F. dhe E.Z. që të dy nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer…

PRIZREN – 17.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale E.F. dhe E.Z. që të dy nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.1. lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 14.06.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 14.07.2019.

Sepse me datën 14.06.2019, rrethë orës 20:00, në Prizren, në rrugën “Wiliam Woker” , saktësisht para banesave të tyre të përbashkëta, në bashkëveprim, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale M.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me shqetësimin ndaj fëmijëve të lagjes nga ana e të dëmtuarit dhe në atë moment kur i dëmtuari ka qenë duke ecur në oborrin e ndërtesës i pandehuri  me iniciale E.F. i tha se pse po më shikon shtrembër, në atë moment i pandehuri  E.F. fillon ta sulmoj fizikisht me grusht të dëmtuarin, po ashtu edhe i pandehuri me iniciale E.Z. e sulmon fizikisht me grusht të dëmtuarin, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të konstatuara në raportin mjekësor.