Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 12.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale Z.B. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë…

PRIZREN – 12.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale Z.B. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.4.  lidhur me par.1 e lidhur me nenin 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 09.06.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 09.07.2019.

Sepse me datën 09.09.2019, rrethë orës 10:30 minuta, në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me dashje e përdor forcën ndaj personit tjetër, gjegjësisht  vëllait të tij me iniciale  A.B., ashtu që pas një fjalosjeje dhe mosmarrëveshje të çastit rrethe një palë çorape, derisa i dëmtuari A.B. ia kishte derdhur çajin në gjoksin e të pandehurit, i pandehuri e kishte sulmuar duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast sipas raportit mjekësor i dëmtuari pëson thyerje të ashtit të hundës.