Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Suhareka

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Suhareka

PRIZREN – 24.05.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirok, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën…

PRIZREN – 24.05.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirok, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, krimi i luftës kundër popullsisë civile nga neni 142  lidhur me nenin 22 të LPJ-së, në lidhje me nenin 3 (I.a) të Konventës së IV të Gjenevës dhe gjithashtu e dënueshme sipas nenit 152 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 24.05.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 23.06.2019.

Një muaj paraburgim