Demantim

Demantim

Prizren, data 27.05.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e publikuar me datë 26.05.2019, në gazetën “Express” me titull “I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektorë.” E vërteta është se: I akuzuari Nysret Durmishi nga Prizreni është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 8 muaj burgim efektiv për veprën…

Prizren, data 27.05.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e publikuar me datë 26.05.2019, në gazetën “Express” me titull “I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektorë.”

E vërteta është se: I akuzuari Nysret Durmishi nga Prizreni është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Për dijeninë tuaj dhe të opinionit publik, ndaj të njëjtit është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar, i njëjti iu ka paraqitur organeve të drejtësisë ku edhe është ekzekutuar VENDIMI– pra i akuzuari Nysret Durmishi e ka vuajtur dënimin me burgim.