PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale F. L. nga fshati Kraisht Komuna e Lipjanit, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179…
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale F. L. nga fshati Kraisht Komuna e Lipjanit, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë gjenden në arrati.
Me datën 01.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale F. L. për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.
Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale F. L. i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga data 31.01.2016 e deri me datën 01.03.2016.