Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  F. L. nga fshati Kraisht Komuna e Lipjanit,  i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  vrasje e rëndë në ndihmë   nga neni 179 parg.1.5  lidhur me nenin 33 të KP-së. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë   gjenden në arrati. 

 Me datën 01.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale  F. L.  për shkak të veprës penale  vrasje e rëndë në ndihmë   nga neni 179 parg.1.5  lidhur me nenin 33 të KP-së.

Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda   ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale  F. L.  i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga data 31.01.2016 e deri me datën 01.03.2016.