komunikate per media
PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti i Përgjithshëm Penal , pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes së pranimit të fajësisë, te akuzuarit me inicialet A.P dhe P. Ll. nga Republika e Shqipërisë kanë pranuar fajësinë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veç i dënoi me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro si dhe dënim me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim prej 3 muajve, i cili dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit në afatin e verifikimit prej 1 viti nuk kryen vepër të re penale.
Të akuzuarit me datën 30.12.2015, rrethe orës 16.40 minuta në Prizren ,pikërisht në qendrën tregtare ,,ETC,,, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bash kryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes.