Komunikatë për media

Komunikatë për media

komunikatë për media

PRIZREN-  Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti  i Përgjithshëm Penal ,  pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes  së pranimit të fajësisë, te akuzuarit me inicialet A.P dhe P. Ll. nga Republika e  Shqipërisë kanë pranuar fajësinë se në bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale  të vjedhjes nga neni 325 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veç i dënoi me dënim me gjobë në shumën prej  500 euro si dhe dënim  me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim prej 3 muajve, i cili dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit në afatin e verifikimit prej 1 viti nuk kryen vepër të re penale.

Të akuzuarit me datën 30.12.2015, rrethe orës 16.40 minuta në Prizren ,pikërisht në qendrën tregtare ,,ETC,,, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bash kryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes.