PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet F.U. nga Suhareka, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe…
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet F.U. nga Suhareka, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.01.2016 prej orës 21:00, dhe do të zgjasë deri me datën 15.02.2016.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse me datën 16.01.2016, në Suharekë pas një përleshje fizike mes vete e cila ka ndodhur pas lojës së futbollit mes tyre tenton ti privoj nga jeta të dëmtuarit me inicialet R.T.dhe Q.Z. duke nxjerrë pistoletën nga trupi të markës ,,M-57,,prodhim Jugosllav, dhe shtënë në drejtim të dëmtuarve nga një distancë e afërt ku edhe ju shkakton lëndim trupor.