Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet  F.U. nga  Suhareka, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprat  penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.01.2016  prej orës 21:00, dhe do të zgjasë  deri me datën 15.02.2016.

Gjyqtari i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse me datën 16.01.2016, në Suharekë pas një përleshje fizike mes vete  e cila  ka ndodhur pas lojës së futbollit mes tyre tenton ti privoj nga jeta të dëmtuarit  me inicialet R.T.dhe Q.Z. duke nxjerrë pistoletën nga trupi të markës ,,M-57,,prodhim Jugosllav, dhe  shtënë në drejtim të dëmtuarve nga një distancë e afërt  ku edhe ju shkakton lëndim trupor.