PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet Z.S. nga Mlladenovc të Republikës së Serbisë, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 parag. 1. e…
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet Z.S. nga Mlladenovc të Republikës së Serbisë, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 parag. 1. e lidhur me parag 2. lidhur me nenin 31 të KP-së dhe deklarimi i rremë nga neni 392 parag. 1. lidhur me parag.3. të KP-së dhe i pandehuri i dytë me inicialet H.A. nga Ferizaj i, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 .1 të KP-së.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.12.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 15.01.2016.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , sepse në bashkëpunim me njëri tjetrin me dije vënë në lajthim një dokument publik, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë, duke përpiluar, falsifikuar autorizimin si dhe nënshkrimin, të cilën e vërtetojnë tek noteri i cili me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka vërtetuar të njëjtën dhe me atë rast, kanë shitur një parcelë katastrale e cila ka qenë pronë e të ndjerit GJ.A.- tani trashëgimtares D.A., Duke i shkaktuar dëm material të njëjtës në shumën prej 50.800 Euro.