Komunikatë për media

Komunikatë për media

komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet  Z.S. nga  Mlladenovc të Republikës së Serbisë, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprat  penale  falsifikim i dokumenteve nga neni 398 parag. 1. e lidhur me parag 2. lidhur me nenin 31 të KP-së dhe deklarimi i rremë nga neni 392 parag. 1. lidhur me parag.3. të KP-së dhe i pandehuri i dytë me inicialet  H.A. nga Ferizaj i, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 .1 të KP-së.

 Të  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 16.12.2015  dhe do të zgjasë  deri me datën 15.01.2016.

Gjyqtarja e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

Të pandehurit  dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  në bashkëpunim me njëri tjetrin me dije vënë  në lajthim një dokument publik, me qëllim të vërtetimit  të një çështje të pavërtetë, duke përpiluar, falsifikuar autorizimin si dhe nënshkrimin, të cilën e vërtetojnë tek noteri i cili me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka vërtetuar të njëjtën dhe me atë rast, kanë shitur një parcelë katastrale e cila ka qenë pronë e të ndjerit GJ.A.- tani trashëgimtares D.A., Duke i shkaktuar dëm material të njëjtës në shumën prej 50.800 Euro.