Kymete Kicaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren

Kymete Kicaj është Gjykatës në Departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Gjykatësja Kicaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2007. Praktikën profesionale e mbajti tek avokati Bashkim Nevzati në Prizren nga viti 2005 deri në vitin 2007. Prej vitit 2007 e deri në vitin 2010 ka punuar si zyrtare për ndihmë juridike.Punës si Gjykatëse e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga Janari i vitit 2013 është emëruar si Gjykatëse në Gjykatën Themelore në Departamentin për të Mitur (në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda), pozitë të cilën e mban ende.