Një muaj caktohet masa e paraburgimit
PRIZREN – 28.05.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale J.G. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.3. dhe 4. nën para. 4.1.,4.3. lidhur me par.1 e lidhur me nenin 428 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 27.05.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 26.06.2019.
Sepse me datën 27.05.2019, rrethë orës 00:10 minuta , saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët i shkakton lëndime të rënda të dëmtuarit – bashkëshortit të saj me iniciale M.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, fillimisht me fjalosje verbale e më pastaj e ka goditur me thikë në qafë, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor.I dëmtuari arrin ta nxjerr nga qafa thikën, deri sa e pandehura largohet nga shtëpia , dhe paraqitet në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.