Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, dhe Gjyqtari Afrim Shala, Kryetar i Komisionit, për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, kanë vizituar Divizionin Civil në Gjykatën Themelore në…
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, dhe Gjyqtari Afrim Shala, Kryetar i Komisionit, për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, kanë vizituar Divizionin Civil në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në vizitën e tij, Kryesuesi Zogaj, ka përcjellë nga afër ambientet e punës dhe është njoftuar me hapësirat e punës në Divizionin Civil.
Kurse, nga ana e Kryetares së Gjykatës, znj. Shpresa Emra, dhe Gjyqtarët e Divizionit Civil, u njoftuan për rezultatet dhe efikasitetin e këtij Divizioni, sfidat dhe dilemat me të cilat përballen Gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.
Nga gjyqtarët u kërkua që prioritet tu jepet lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim, dhe lëndëve me prioritet ligjor sipas Planeve Strategjike të KGJK-së.
Kryesuesi i KGJK-së, shprehi gatishmëri për mbështetjen e gjyqtarëve të fushës civile dhe përmbushjen e nevojave në punën e tyre të përditshme si dhe kërkoi angazhim më të madh me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe kualitetit.