Në mbledhjen e 294-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka aprovuar propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjyqtarja Raima Elezi është emëruar nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren. Mandati i nënkryetares Raima Elezi do të jetë i njëjtë sikurse Kryetare së Gjykatës Themelore, Shpresa Emra. Biografia Gjyqtarja Raima Elezi, aktualisht është gjyqtare në…
Në mbledhjen e 294-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka aprovuar propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjyqtarja Raima Elezi është emëruar nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren.
Mandati i nënkryetares Raima Elezi do të jetë i njëjtë sikurse Kryetare së Gjykatës Themelore, Shpresa Emra.
Biografia
Gjyqtarja Raima Elezi, aktualisht është gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, e emëruar në këtë detyrë që nga Janari i vitit 2013.
Gjyqtaria Elezi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988, kurse provimin e Jurisprudencës e keru në vitin 1991.
Praktikën profesionale Gjyqtarja Raima Elezi e ka ndjekur në Gjykatën e Qarkut
në vitet 1989-91, kurse nga vitit 1993 deri në vitin 1999 ka qenë me detyrë si
Prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren.
Punën si gjyqtarie e ka filluar në vitin 1999 në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe anëtarët e tjerë, Gjyqtares Raima Elezi i kanë uruar për detyrën e re, me bindjen që përvoja e saj e gjatë në sistemin e drejtësisë do ti shërbej Gjykatës Themelore në Prizren.