Prizren, 05 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Arjeta Gashi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që: Të miturve L.Sh., dhe E.M., i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila…
Prizren, 05 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Arjeta Gashi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që:
- Të miturve L.Sh., dhe E.M., i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.04.2021, dhe mund të zgjasë deri më datë 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.
Kurse, lidhur me rastin e njëjtë, Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ndaj të pandehurit G.M., ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datë 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të Kodi Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve L.Sh., dhe E.M., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së sigurisë, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
- Me datë 04 prill, të miturit L.Sh., dhe E.M., me qëllim që ta vënë në qarkullim paranë si të vërtetë, marrin një pako të dërguar nga personi O.K., nga Turqia, në emër të pranuesit L.Sh., në të cilën pako janë kartëmonedhat false në shumën e përgjithshme prej 375,000.00 €.. Pas ndërmarrjes së veprimeve nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të shtëpisë së të miturit E.M., paketa haset në dhomën e fjetjes së tij, ku gjenden kartëmonedhat
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Kurse, Departamenti i Krimeve të Rënda, me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit G.M., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
- Me datë 04 prill, me qëllim që ta vë në qarkullim paranë si të vërtetë, marrin një pako të dërguar nga personi O.K., nga Turqia, në emër të pranuesit – të miturit L.Sh., në të cilën pako janë kartëmonedhat false në shumën e përgjithshme prej 375,000.00 €.. Pas ndërmarrjes së veprimeve nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të shtëpisë së të miturit E.M., paketa haset në dhomën e fjetjes së tij, ku gjenden kartëmonedhat: dhe tek i pandehuri G.M., hasen kartëmonedhat në shumën prej 1×100 € x50 (5,000 €).
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurë në Departamentin për të Mitur, ka vlerësuar se të miturit e L.Sh., dhe E.M., dyshohet se kanë kryer veprën penale me peshë shumë të rëndë, shuma shumë e madhe e parave të falsifikuara që të miturit së bashku me personin madhor të pandehurin G.M., planifikonin ta vënin në qarkullim, andaj gjyqtarja e procedurës ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroj zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore- përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturve në këtë procedurë.
Lidhur me caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.M., (Departamentii Krimeve të Rënda), gjyqtari i procedurës ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, peshën e rëndë të veprës penale, rrezikshmërinë shumë të madhe të kësaj vepre penale, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.