Gjykata shpall aktgjykim dënues ndaj një (1) të akuzuari për veprën penale shmangie nga tatimi

Gjykata shpall aktgjykim dënues ndaj një  (1) të akuzuari  për veprën penale shmangie nga tatimi

Prizren, 30 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  G.P., për shkak se: –    Se gjatë vitit 2013, me qëllim ti shmanget  pjesërisht apo tërësisht shmangies së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, jep të dhëna të…

Prizren, 30 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  G.P., për shkak se:

–    Se gjatë vitit 2013, me qëllim ti shmanget  pjesërisht apo tërësisht shmangies së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, gjendjen ekonomike apo faktet tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve në atë mënyrë që gjatë vitit 2013, në mënyrë të vazhdueshme ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga kompani të ndryshme [katër (4) kompani], ku i është shmangur tatimit në TVSH në shumën prej 66,282.76 euro, ndërsa shmangies tatimore në TAP 41,160.32 euro, ku shmangia e përgjithshme është në vlerë prej 107,443.32 euro, gjë e cila vërtetohet edhe në bazë të ekspertizës së bërë nga eksperti financiar,

 kësodore ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KP-së..

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit G.P., i ka shqiptuar :

  • Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, dhe
  • DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarve (në kuptim Nenit 47 të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumën prej 800 (tetëqind) euro.

Andaj Gjykata të akuzuarit G.P., i ka sqiptuar Dënim UNIK me Gjobë në shumën prej 1,300 euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi.

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

###