PRIZREN – 17.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.E., nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor,…
PRIZREN – 17.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.E., nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par. 3, nën par. 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 15.08.2020, nga ora 13:00, dhe do të zgjasë deri më datën 15.09.2020.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike në Prizren, brenda familjes së tij me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, të dëmtuarës-viktimës së ndjeshme dhe atë vajzës së tij me iniciale M.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, i pandehuri me iniciale B.E., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, posa vjen në shtëpinë e tij, fillimisht kërkon nga gruaja e tij me iniciale M.E., që vajzën ta zgjoj nga gjumi, por gruaja e tij kërkon nga i pandehuri që vajzën ta lenë të qetë, pasi e vajza e tyre vuan nga problemet psikike, dhe e njëjta është duke u trajtuar nga institucionet mjekësore, gjithashtu sipas shkresave të lëndës i pandehuri nuk ishte pajtuar që vajza e tij të kthehet në shtëpinë e tij e pastaj i pandehuri shkon në dhomën ku ishte e dëmtuara, ku fillimisht fjalosen në mes vete, e pastaj me grusht e godet të dëmtuarën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, më pas gruaja e tij me iniciale M.E. hyn në mes tyre dhe arrin që t`i ndaj, ku si pasojë e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, sipas raportit mjekësor nr.6686, të datës 15.03.2020.