Me datën 03.07.2020, u pensionua Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha. Z. Hoxha u kyç në sistemin e drejtësisë në vitin 1979, në vitin 1989 e deri në vitin 1992 punoi si gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prizren për tu rikthyer serish si gjyqtar i Qarkut në Prizren në vitin 1999…
Me datën 03.07.2020, u pensionua Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha. Z. Hoxha u kyç në sistemin e drejtësisë në vitin 1979, në vitin 1989 e deri në vitin 1992 punoi si gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prizren për tu rikthyer serish si gjyqtar i Qarkut në Prizren në vitin 1999 deri në vitin 2004. Në vitin 2001 u zgjodh anëtar i bordit Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës. Në vitin 2004 u zgjodh Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren. Në vitin 2005 trajnues në IGJK, në vitin 2007 në Prishtinë u zgjodh anëtarë i Komisionit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa PZAP, ndërsa në vitin 2010 u zgjodh anëtarë i Kryesisë së Lidhjes së Juristëve të Kosovës. Në vitin 2012 u zgjodh nënkryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës. Në vitin 2012 U zgjodh anëtarë i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, dhe pastaj u zgjodh Kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK. Po ashtu në vitin 2012 u zgjodh anëtar i Komisionit për Licensimin e Noterëve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Nga një Janari i vitit 2013 është riemëruar Kryetar i Gjykatës Themelore të Prizrenit, të cilën detyrë e ka ushtruar deri me datën 03.07.2020.
Stafi Gjykatës Themelore të Prizrenit e falënderon z. Hoxha për kontributin, për punën e palodhshme dhe përkrahjen e vazhdueshme të secilit prej nesh. Puna dhe përkushtimi i juaj maksimal, bëri që gjykata e Prizrenit të jetë model për të gjitha gjykata e Republikës së Kosovës. Pensionimi i juaj do të krijoj zbrasti në gjyqësorin e Kosovës e sidomos mungesa e juaj do të vërehet në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mirëpo këshillat e juaja të sinqerta, profesionalizmi, maturia, ndershmëria dhe eksperienca janë ato që do të na përcjellin gjatë punës sonë të përditshme.
Stafi Gjykatës Themelore të Prizrenit ju uron ditëlindjen dhe pensionimin duke ju uruar shëndet jetë të gjatë pranë familjes.
Z. Hoxha falënderon familjen, kolegët, bashkëpunëtorët institucionet me të cilat punuam së bashku dhe bashkëpunuam në forma të ndryshme, u munduam ta bëjmë më të mirën për vendin tonë për sundimin e ligjit dhe të drejtësisë. Më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe respektin e treguar e që pa mbështetjen tuaj nuk do të isha këtu ku jam sot. Në këtë çast tek sa më duhet të përshëndetem me të gjithë, do të më duhet t’ju kujtoj se keni shumë sfida të cilat duhet ti kaloni. Ndaj që sot, ju duhet të nisni një kapitull të ri!