PRIZREN –23.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ( tridhjetë) dite, ndaj të pandehurve me iniciale T. K., H. K., P. B., Sh.K., K.K. dhe S. K. që të gjithë nga Prizreni, për shkak…
PRIZREN –23.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ( tridhjetë) dite, ndaj të pandehurve me iniciale T. K., H. K., P. B., Sh.K., K.K. dhe S. K. që të gjithë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale secili veç e veç mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 21.04.2020 dhe do të zgjasë deri me datën 20.05.2020. Egziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, sepse të pandehurit me date 21 .04.2020 rreth orës 21 :30 minuta, ne Prizren në lokalin ,,Admiral,, me qellim të perfitimit te kunderligjshem te dobise pasurore për vete apo për personin tjetër, organizojne dhe marrin pjesë në organizimin e lojerave të fatit, te cilat janë te ndaluara me Ligjin Nr o6/L i-55 ne atë menyrë që gjate një kontrolli nga hetuesit policor të Njësitit të Hetuesisë në Prizren, te pandehurit në katin e dyte janë hasur duke luajtur bixhoz, të cilët në ato momente kanë tentuar që t’i fshehin dëshmitë mirëpo nga zyrtarët policorë është arritur të sigurohen provat siç janë: karta (letra) me të cilat dyshohet se kanë luajtur të dyshuarit, një pako metalike ngjyrë hiri në të cilën gjendeshin figura të lojtarëve me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet pokeri një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të dyshuarit kanë mbajtur evidenca të parave të fituara respektivisht të humbura gjatë lojes së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre janë hasur para kesh: të pandehurit me iniciale P.B.ka poseduar 2,611.15 euro, H. K. 3,190 euro, T. K.450,euro, S. K. 243.70 euro,20 dollar dhe 23,400 lek, K.K 103 euro dhe Sh.K.827 euro, të cilat jane përdorur për luajtjen e lojës se bixhozit.Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale; organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par.2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale secili veç e veç mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës