PRIZREN – 11.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale…
PRIZREN – 11.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së) dhe veprën penale mospërfillja e gjykatës nga neni 393 paragrafi 1 të KPRK. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 05.04.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 05.05.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse me datën 05.04.2020 rrethë orës 19:00 në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet ne fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një mardhënje familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë keqtrajtim fizik dhe psikologjike të dëmtuarës vajzës së tij – viktim e ndjeshme e cila duke e mbikqyrurë nënën e saj e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, i pandehuri duke shkelur urdhërin mbrojtës të gjykatës, fjaloset fillimisht me të dëmtuarën, duke tentuar ta sulmoj fizikisht e pastaj e kanos me fjalë, ku si rrjedhoj e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankthe dhe pasiguri për jetën e saj personale.
I njejti nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren , duke shkelur urdhërin mbrojtës.