Prizren,01.04.2020 – Në Gjykatën Themelore në Prizren është duke vijuar procesi i punës me staf të reduktuar dhe janë duke u mbajtur vetëm seancat me paraburgim dhe seancat me urdhër mbrojtës të cilat janë të natyrës urgjente për arsye tash më të njohur, njoftojmë opinionin publik se krahas rasteve urgjente, në sportel janë duke u…
Prizren,01.04.2020 – Në Gjykatën Themelore në Prizren është duke vijuar procesi i punës me staf të reduktuar dhe janë duke u mbajtur vetëm seancat me paraburgim dhe seancat me urdhër mbrojtës të cilat janë të natyrës urgjente për arsye tash më të njohur, njoftojmë opinionin publik se krahas rasteve urgjente, në sportel janë duke u pranuar të gjitha shkresat që palët mund të drejtojnë në gjykatë, duke përshirë padi,përgjigje në padi, ankesa etj. Lusim palët që gjatë frekuentimit të objektit dhe komunikimit me stafin, të i përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Infeksionit COVID-19.