PRIZREN – 29.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale N.B. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale…
PRIZREN – 29.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale N.B. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së) dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nënparag 1.4 të KPRK. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 27.03.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 26.04.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, i pandehuri, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale A.B. për shkak të mosmarrveshjeve pronësore të cilat i kanë për një kohë të gjatë, nga ambienti në të cilin jeton ku të dëmtuarin e ka vëlla dhe jetojnë në të njejtën shtëpi, fakti se i njejti ka ushtruar dhunë brenda familjes tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre të drejtuar kundër të dëmtuarit për qka mund të vie edhe deri te pasojat më të rënda, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.