Prizren, data 27.02.2020 – Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit e mbajtën një seancë të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Artan Sejrani, si dhe nën mbështetjen e Kryetarit të kësaj gjykate z.Ymer Hoxha. Kjo seancë u mbajt me datën 27.02 2020 në sallën nr.2 të kësaj gjykate fillimisht në ora 10.30…
Prizren, data 27.02.2020 – Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit e mbajtën një seancë të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Artan Sejrani, si dhe nën mbështetjen e Kryetarit të kësaj gjykate z.Ymer Hoxha.
Kjo seancë u mbajt me datën 27.02 2020 në sallën nr.2 të kësaj gjykate fillimisht në ora 10.30 minuta.
Trupi gjykues i seancës së improvizuar ishte i përberë nga Lirije Kryeziu, kryetare e trupit gjykues, Uran Mustafa,dhe Sabina Kruezi anëtar të trupit gjykues, në rolin e prokurorit të shtetit ishte caktuar Florida Krasniqi, në rolin e mbrojtësve ishin Gentiana Likaj, Alma Halimi dhe Mimoza Saramati, ndërsa i akuzuar ishte Ram Bobaj, ndërsa si dëshmitar të rastit ishin Samira Gigollaj, Antigona Susuri dhe e mitura Egzona Gashi, i dëmtuari Mirand Gashi me përfaqsuesin ligjor Edona Krasniqin, ekspertja mjeko ligjore dr. Njomza Zhuniqi, punëtorja e qendrës për punë sociale Eljesa Susuri.
I akuzuari ngarkohej për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Pas përfundimit të seancës Kryetari i kësaj gjykate i përgëzoj studentët për punën profesionale që treguan gjatë mbajtjes së seancë të improvizuar dhe iu uroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e tyre.