PRIZREN – 06.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale M.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…
PRIZREN – 06.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale M.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 03.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 03.03.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse me datë 03.02.2020, rreth orës 16:50 minuta, në fshatin Vraniq – KK Suharekë, tenton ta privoj personin tjetër nga jeta në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin me iniciale M.K. nga po i njëjti fshat, me automjetin “Golf 4” e përcjellin automjetin e llojit “Audi” pronë e të dëmtuarit me iniciale B.K. i cila ka qenë në shoqëri me të dëmtuarin me iniciale M.K. dhe në një moment pasi që automjeti i të dëmtuarve është ndalur dhe nga i njëjti kanë dalë i dëmtuari me iniciale B.K. në atë moment nga automjeti “Golf 4” ka dal edhe i pandehuri me iniciale M.K. me një armë në dorë dhe ka shtënë në drejtim të dëmtuarve me ç ‘rast me një fishekë e godet kulmin e automjetit të dëmtuarve dhe me të shpejt janë larguar nga vendi i ngjarjes.