PRIZREN, 13.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.P. nga Prizreni për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 para.1 të KPRK-së, Të akuzuarin me iniciale M.P., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar…
PRIZREN, 13.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.P. nga Prizreni për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 para.1 të KPRK-së,
Të akuzuarin me iniciale M.P., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, gjykata duke u bazuar në dispozitat e nenit 47 të KP e aprovon propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2000 (dymijë) euro.
Sepse me datën 04.07.2013 rrethë orës 17:00 në Prizren i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër, deri në masën e tij sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit në lidhje me pronën, i akuzuari e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.