PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale V.B. me banim në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i…
PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale V.B. me banim në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 nën parag.1.4 të KPRK-së par. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 22.01.2020.
Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku e pandehura me iniciale V.B. ditën kritike rrethe orës 02:40 minuta në lokalin e natës me dashje dhe me qëllim që ti shkaktoj lëndime trupore për shkak të një mosmarrëveshje të atë çastshme në atë mënyrë që derisa i dëmtuari me iniciale V.K. ishte duke qëndruar në lokalin e lartpërmendur me shokët e tij, pasi që i dëmtuari përleshet me të pandehurin-pronarin e lokalit me iniciale K.B. i cili është në arrati, e pandehura ia hedh një shpuzore të dëmtuarit dhe e godet në hundë, ku si pasoj e goditjes i dëmtuari pëson lëndime të lehta truporë të konstatuara në raportin mjekësor, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.