30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale SH.N. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale,…

PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale SH.N. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3  nën parag.3.1 lidhur me parag.1 e lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 parag.1,2 dhe 3 të KPRK-së par. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 15.01.2020.

            Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale SH.N. pas një fjalosje paraprake që kishte me të dëmtuarën me iniciale H.I., bashkëshorten e tij – viktimën e ndjeshme, për shkak të një mosmarrëveshje të atë çastshme, i pandehuri sulmon fizikisht të dëmtuarën, ku si pasojë e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara në raportit mjekësor, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.