PRIZREN, 06.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale E.R. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar…
PRIZREN, 06.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale E.R. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së.
I akuzuari me iniciale E.R.nga Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 ( gjashtë ) muaj, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Gjykata konform dispozitave ligjore të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite.
Nga i akuzuari konfiskohet 1 (një) pistoletë e llojit “Petro Beretta”e kalibrit 7.65, 1 (një) pushkë automatike AK-47, 1(një) karikator dhe 25 (njëzetepesë) fishekë si dhe një brisk me teh të gjatë 11 cm.
Sepse me datën 17.03.2019, rrethe orës 00:30 minuta, në Prizren i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake tenton ta privoj nga jeta të dëmtuarin me iniciale Q.G. në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij, del prej automjetit dhe fjaloset me të dëmtuarin me iniciale Q.G. dhe pas përleshjes me të nxjerr pistoletën dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të dëmtuarit me iniciale Q.G. duke i shkaktuar lëndime – plagë shkuese, depërtuese të indeve të buta në regjionin e kofshës së këmbës së djathtë të përshkruar si në konstatimin e ekspertit mjeko ligjor.