PRIZREN – 04.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj pandehurit me iniciale V.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga…
PRIZREN – 04.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj pandehurit me iniciale V.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 para.1 nën parag.1.1. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,02.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 01.01.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3 të KPP-së, sepse me datën 30.11.2019, rrethe orës 19:00 në Prizren saktësisht në lokalin “Stella Del Centro”, i pandehuri me qëllim që ti shkaktoj lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale F.N., pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete në lidhje me atë se i pandehuri si menaxher i lokalit kishte dyshime në punën e të dëmtuarit që ishte duke punuar si kamerier në lokalin e lartcekur, fillimisht fjalosen mes vete, e më pas i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht ku nga njëra goditje që merr i dëmtuari nga i pandehuri pëson thyerje të nofullës së majtë, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore të cilat lëndime janë të përshkruara në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Regjional në Prizren, duke pasur parasysh karakteristikat personale të pandehurit, ku nga data bazë e të dhënave të policisë, del se ndaj të njëjtit janë të regjistruar një mori e veprave penale të natyrave të njëjta dhe të ndryshme, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale, ku në rastin konkret mund të shkaktohen pasojat edhe më të mëdha, si dhe të ndikojë në mënyrë negative në tërë shoqërinë e gjerë, është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.