Më 11 tetor dhe 6 nëntor të vitit 2019, në Prizren, Akademia e Drejtësisë së Kosovës (AD-ja), me mbështetje të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së), bëri prezantimin e platformës së saj për të mësuarit përmes internetit, bibliotekës elektronike dhe asaj ligjore. Qëllimi i prezantimit është të promovojë platformën…
Më 11 tetor dhe 6 nëntor të vitit 2019, në Prizren, Akademia e Drejtësisë së Kosovës (AD-ja), me mbështetje të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së), bëri prezantimin e platformës së saj për të mësuarit përmes internetit, bibliotekës elektronike dhe asaj ligjore.
Qëllimi i prezantimit është të promovojë platformën në internet, bibliotekën elektronike dhe atë ligjore të AD-së, të cilat janë pjesë përbërëse të “Programit për hulumtime dhe publikime” të saj. Prezantimet u bënë për t’i njoftuar për së afërmi aktorët e sistemit të drejtësisë rreth burimeve elektronike të cilat i përmban platforma. Këto kurse do të shërbejnë si ndihmë dhe mbështetje për ushtruesit e ligjit në arsimimin e tyre të vazhdueshëm ligjor. Në mesin e pjesëmarrësve në këto dy data ishin përfaqësues të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Prizren.