PRIZREN – 11.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor…
PRIZREN – 11.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën para.3.1. lidhur me para.1.të KPRK-së, dhe veprës penale dhuna në familje nga neni 248 para.1,2 dhe 3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 09.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 08.11.2019.
Sepse me datën 09.10.2019, rrethë orës 07:10 minuta në Prizren, në shtëpinë e nënës së të dëmtuarës me iniciale M.S., pas një fjalosjeje paraprake që kishte me të dëmtuarën me iniciale M.S.,ish bashkëshorte e tij – viktimë e ndjeshme, për shkak se atë ditë, djali i tyre nuk shkonte në shkollë, ndërsa viktima kishte insistuar të shkonte, e në këtë rast i pandehuri i revoltuar nga qëndrimi i të dëmtuarës, pa leje nga familjarët e viktimës, kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte si dhe ja kishte marrë telefonin e saj, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.