PRIZREN – 17.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të caktuar masën e paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se…
PRIZREN – 17.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të caktuar masën e paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 para.2. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.09.2019, nga ora 02:00, dhe do të zgjasë deri më datën 15.10.2019.
Nga provat të cilat janë pjesë e shkresave të lëndës del se i pandehuri me iniciale F.B. ditën kritike në lokalin i cili gjendet në rrugën “Ilir Hoxha” me qëllimi të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete është hasur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshëm – lojërat e fatit dhe kazino, i cili ka ra ndesh me rregullat e Ligjit nr.06/L-155. Me rastin e kontrollit nga ana e zyrtarëve të policisë në këtë lokal janë konfiskuar edhe aparatet të llojit “Kajot” dhe një sasi të parave të fituara me rastin e kryerjes së veprës penale. Si rezultat i këtyre veprimeve prokurori i shtetit ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.