PRIZREN – 03.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të miturit me iniciale F.F. nga fshati Mushtisht Komuna e Suharekës, për shkak të…
PRIZREN – 03.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të miturit me iniciale F.F. nga fshati Mushtisht Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 par.1 të KPK-së. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, dt. 02.09.2019 e që do të zgjasë deri më datën. 02.10.2019.
Sepse me datë 02.09.2019, rrethe orës 12.35 minuta, kryen dhunë psikologjike ose ekonomike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një mardhënje familjare, në atë mënyrë që kur tre zyrtarët nga Zyra për punë Sociale në Suharekë, së bashku me të dëmtuarën, të cilën i mituri e ka motër, shkojnë për ta shoqëruar këtë të fundit në shtëpinë e saj të banimit që gjendet në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, pasi e dëmtuara deri më datën 02.09.2019 ka qenë në strehimore në Prizren, për shkak të një rasti të mëhershëm që ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2019 ku e dëmtuara ka qenë e sulmuar nga ana e babait dhe dy vëllezërve, e njëri prej tyre ka qenë edhe i mituri, i mituri paraqitet tek dera dhe nuk lejon që e dëmtuara të hy në shtëpi pasi e ka thyer televizorin, pastaj ka kërkuar që t’ia merr telefonin për ta lejuar për të hyrë brenda në shtëpi, edhe pse zyrtarët janë munduar që ta bindin të miturin, ai ka vazhduar të mos lejoj që e dëmtuara të hyjë në shtëpi.