PRIZREN – 29.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja…
PRIZREN – 29.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, dt. 31.08.2019 e që do të zgjasë deri më dt. 30.09.2019.
Sepse me datë 31.08.2019, kanë poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në atë mënyrë që rrethe orës 21.40 minuta ndalet për kontroll nga patrulla policore në rrugën “Adem Jashari” automjeti i markës ,,Audi,,A6, të cilin automjet ka qenë duke e drejtuar i pandehuri E.F., me bashkudhëtarin këtu të pandehurin A.M., dhe gjatë kontrollit në ulësen e këtij të fundit gjejnë njëzet e dy (22) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në peshë rrethe 11.92 gram.