PRIZREN – 27.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer…
PRIZREN – 27.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.08.2019, nga ora 20:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 22.09.2019,
Sepse 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin “Fllameng”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merre pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren, në atë lokal ku kanë qenë duke punuar të pandehurit, ku me atë rast edhe në lokal janë gjetur: shtëpiza, kompjuterë, tiketa basti dhe printer që janë përdorë për shtypjen e tiketave, një telefon i tipit “Iphon 7”, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.