PRIZREN – 08.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e…
PRIZREN – 08.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019.
Sepse me datë 06.08.2019, rrethë orës 23:18 minuta, në lagjen “Jeta e Re”, i pandehuri me iniciale B.V. me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij me iniciale A.A.- V. , në atë mënyrë që pas një konflikti verbal që ka pasur me viktimën i pandehuri ishte pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, del nga shtëpia e tij e cila gjendet në rrugën “Hysni Morina”, në lagjen “Jeta e Re” , i afrohet bashkëshortes së tij viktimës A.A.-V., e drejton pistoletën në drejtim të saj, shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç ‘rast e njëjta goditet disa herë nga predhat e shtëna, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga vendi i ngjarjes lajmëron policinë, e në momentin kur emergjenca vjen në vendin e ngjarjes, nga mjeku i Emergjencës konstatohet vdekja e viktimës.