PRIZREN – 22.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale R.B. nga fshati Sllapuzhan, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer…
PRIZREN – 22.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale R.B. nga fshati Sllapuzhan, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 par. 3 dhe veprës penale të detyrimit nga neni 340 para.2. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 18.07.2019, dhe do të zgjas deri me 18.08.2019.
Sepse i dyshuari dyshohet se në vazhdimësi me anë të detyrimit lidhur me fajdetë ka detyruar personin tjetër që të veprojë në dëm të pasurisë së vet duke ia kërkuar shumën prej 64.000 euro me çka në fillim i dëmtuari i ka huazuar shumën prej 24.000 euro e cila shumë ka arritur deri në 64.000 euro, këto vepra penale janë rritje e sipër në territorin e fushë veprimit të kësaj gjykate.