PRIZREN – 30.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale SH.S. , M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës, …
PRIZREN – 30.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale SH.S. , M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kane kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag.9 lidhur me parag. 6 lidhur me parag.l dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 29.06.2019 ne ora 05:00 min. , dhe do të zgjas deri me 29.07.2019.
Gjykata duke u bazuar në neni 187 parg, 1 nen parg. 1.2 pika 1.2.3 ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit të punësuar si shofer të K.T.”Sharr Travel” në bash kryerje kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm ku nga veprimet e të pandehurve si përgjegjës të vozitësve të autobusëve dhe nga pakujdesia e tyre kanë pësuar dy persona me fatalitet, duke u ndaluar gjatë mesit të natës në vendin ku ka qenë e ndaluar ndalimi në urë të autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës duke i ndalur në vendin ku ndalohet ndalja në urë, e kështu duke shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë me ç’rast kanë pësuar dy persona me humbje të jetës duke tentuar të kalojnë në trasën tjetër të rrugës për ti shkëmbyer telefonat.