Prizren, data 10.06.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e publikuar me datë 08.06.2019, nga “Kallxo.com” me titull “Gjykimi për masakrën në Krushë të Vogël, Ministria e Drejtësisë nuk i përgjigjet Gjykatës.” E vërteta është se: gjyqtari i rastit i ka njoftuar se ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë se a…
Prizren, data 10.06.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e publikuar me datë 08.06.2019, nga “Kallxo.com” me titull “Gjykimi për masakrën në Krushë të Vogël, Ministria e Drejtësisë nuk i përgjigjet Gjykatës.”
E vërteta është se: gjyqtari i rastit i ka njoftuar se ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë se a është e mundur dëgjimi i këtij dëshmitari dhe kur mund të jetë data eventuale që ky dëshmitar të dëgjohet.
Për dijeninë tuaj dhe të opinionit publik, nuk qëndron ajo siç e ka cekur në lajmin e saj “Kallxo.com” se Ministria e Drejtësisë nuk i përgjigjet Gjykatës.
Ju lutemi për bashkëpunim profesional