Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale XH. S. nga fshati Sopi Komuna e Suharekës, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.
Me datën 03.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale XH. S. për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 parg.1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.
Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale XH. S. i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, datë 02.02.2016 deri në ora 14:00, dhe do të zgjasë deri më datën, 03.03.2016 në ora 14:00.