Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  XH. S. nga fshati Sopi Komuna e Suharekës,  i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer  veprën  penale  vrasje e rëndë në ndihmë   nga neni 179 parg.1.5  lidhur me nenin 33 të KP-së.  

 Me datën 03.02.2016, Prokuroria Themelore e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda i ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit Gjykatës Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda ndaj të pandehurit me iniciale  XH. S.  për shkak të veprës penale  vrasje e rëndë në ndihmë   nga neni 179 parg.1.5  lidhur me nenin 33 të KP-së.

Po të njëjtën ditë Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti për Krime të Rënda   ka mbajtur seancën e paraburgimit ku të pandehurit me iniciale  XH. S.  i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej  1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit,  datë 02.02.2016 deri në  ora 14:00, dhe  do të zgjasë deri më datën, 03.03.2016  në ora 14:00.