Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezentua raporti i punës vjetore për vitin 2015 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezentimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvoglimin e numrit të lëndëve të bartura,të kryera për vitin 2015.

Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2015 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 79.28 %, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 104.38%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 94.84% që është dëshmi e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.
Vlenë të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit i rëndon më tepër Divizioni i Kundervajtjes, ndërsa lëndët me peshë si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvoglohet dukshëm.
Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrative, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit në këtë gjykatë.Gjatë periudhës raportuese gjykata ka bashkpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin me organizatat joqeveritare e në veqanti me OJQ Ec Ma Ndryshe.