Konferenca përmbyllëse për vitin 2015

Konferenca përmbyllëse për vitin 2015

Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezentua raporti i punës vjetore për vitin 2015 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezentimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvoglimin e numrit të lëndëve të bartura,të kryera për vitin 2015.

Vlenë të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit  i rëndon më tepër Divizioni i Kundervajtjes, ndërsa lëndët me peshë  si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvoglohet dukshëm.

Edhe pse gjykatat vazhdojnë  të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2015 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 79.28 %, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 104.38%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 94.84% që është dëshmi  e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.

Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për  gjyqtarë shtesë, për bashkpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrative, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit në këtë gjykatë.Gjatë periudhës raportuese gjykata ka  bashkpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin me organizatat joqeveritare e në veqanti me OJQ Ec Ma Ndryshe.