Kryetarja pret në takim Noterët që fillojnë angazhimin e tyre në Prizren, Suharekë dhe Mamushë

Kryetarja pret në takim Noterët që fillojnë angazhimin e tyre në Prizren, Suharekë dhe Mamushë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka mirëpritur në takim Noterët të cilët kanë kaluar fazat përfundimtare procedurale  pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe nga sot me datë 07.04.2025, fillojnë angazhimin e tyre pranë Zyrave dhe Komunave përkatëse. Në ceremoninë në të cilën Kryetarja e Gjykatën vërteton vulën dhe nënshkrimin e Noterëve sipas…

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka mirëpritur në takim Noterët të cilët kanë kaluar fazat përfundimtare procedurale  pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe nga sot me datë 07.04.2025, fillojnë angazhimin e tyre pranë Zyrave dhe Komunave përkatëse.

Në ceremoninë në të cilën Kryetarja e Gjykatën vërteton vulën dhe nënshkrimin e Noterëve sipas Legjislacionit në fuqi, dhe më pastaj vula dhe Nënshkrimi i Noterëve depozitohen në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe me këtë Noterët fillojnë punën dhe aktivitetin e tyre në komunat e përcaktuara, Prizren, Suharekë dhe Mamushë.

Kryetarja e Gjykatës, i ka ofruar Noterëve bashkëpunimin e plotë të Gjykatës.