Prizren, 02 Gusht 2024 – Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes Gjykatës Themelore në Prizren dhe Kolegjit UBT është nënshkruar nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Emra, dhe Rektori i Kolegjit të UBT-së z. Edmond Hajrizi. Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes Gjykatës Themelore të Prizren dhe Fakultetit Juridik…
Prizren, 02 Gusht 2024 – Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes Gjykatës Themelore në Prizren dhe Kolegjit UBT është nënshkruar nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren znj. Shpresa Emra, dhe Rektori i Kolegjit të UBT-së z. Edmond Hajrizi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes Gjykatës Themelore të Prizren dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit UBT për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Gjykatën Themelore të Prizrenit dhe degët e saj, po ashtu shkëmbimi i përvojës dhe informacionit në mes të dy institucioneve për qëllim të përmirësimit të shërbimeve në fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik.
Kryetarja Emra, dhe Rektori Hajrizi shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta dhe mbeten të përkushtuar të mbështesin avancimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja të juristëve.