Kualiteti i të dhënave, dhe barazimi i lëndëve gjyqësore në sistemin elektronik u diskutuan në takimin e përbashkët në mes të KGJK-së, dhe Gjykatës Themelore Prizren, me degët Suharekë & Dragash. Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, së bashku me Gjyqtarin Afrim Shala, dhe bashkëpunëtorë nga Drejtorisë e Sekretariatit, së bashku me…
Kualiteti i të dhënave, dhe barazimi i lëndëve gjyqësore në sistemin elektronik u diskutuan në takimin e përbashkët në mes të KGJK-së, dhe Gjykatës Themelore Prizren, me degët Suharekë & Dragash.
Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, së bashku me Gjyqtarin Afrim Shala, dhe bashkëpunëtorë nga Drejtorisë e Sekretariatit, së bashku me Komisionin për Kontrollin dhe Monitorimin e kualitetit të të dhënave dhe barazimin e lëndëve gjyqësore në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) me lëndët fizike në gjykata, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Prizren.
Në takimin e përbashkët me Kryetaren e Gjykatës Themelore, znj. Emra, ishin edhe Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega Suharekë, z. Selajdin Gallapeni, dhe Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega Dragsah, z. Refki Piraj, Administratorët, Zyrtarë të IT-së, Udhëheqësit e Zyave për Menaxhimin e lëndëve, dhe zyrtarë të statistikave nga Gjykata në Prizren, dhe degët Suharekë & Dragash.
Në këtë takim u diskutua plani i veprimit për procesin e monitorimit për kualitetin e të dhënave në sistemin elektronik, dhe barazimin e lëndëve gjyqësore, ato fizike me të dhënat elektronike.
Kryetarja dhe i gjithë stafi i Gjykatës, ofruan bashkëpunim të plotë për Komisionin, dhe se ky plan i veprimit do të jetë i dobishëm edhe për Gjykatën, sepse do të rezulton me pasqyrim të sakë të të dhënave në sistemin elektronik, me çka garantohet edhe shërbim kualitativ për qytetarët dhe palët që marrin shërbime në Gjykata.