E nderuara familje Leka, Të nderuar kolegë, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, referentit Ahmet Leka. Kolegu jonë, Ahmet Leka, do të kujtohet për urtësinë e tij, për profesionalizmin dhe respektin e veçantë…
E nderuara familje Leka,
Të nderuar kolegë,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, referentit Ahmet Leka.
Kolegu jonë, Ahmet Leka, do të kujtohet për urtësinë e tij, për profesionalizmin dhe respektin e veçantë që kishte për të gjithë, pa dallim moshe apo profesioni në të gjitha institucionet.
Ahmeti do t’iu mungojë miqve që e vlerësonin dhe e respektonin, do t’iu mungojë familjarëve të tij, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe punonin me të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Mbledhja komemorative për kolegun tonë, mbahet në ora 11:30, në Gjykatën Themelore në Prizren.
Me respekt,
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren
Shpresa Emra