Prizren, 7 nëntor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka pritur në takim ka pritur në takim zëvendës kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj, kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase…
Prizren, 7 nëntor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka pritur në takim ka pritur në takim zëvendës kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj, kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqtarin Afrim Shala, ekspertin nga USAID, John Ferry dhe anëtarin e KGJK-së, Fidan Hoxha.
Kryetarja e Gjykatës, ka njoftuar përfaqësuesit e KGJK-, dhe të pranishmit me gjendjen e këndeve në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe degët Suharekë & Dragash, dhe punën e Gjyqtarëve dhe stafit mbështetës për zbatimin e planeve strategjike të KGJK-së, në trajtimin e rasteve.
Kryetar i Komisionit z. Shala sqaroi se Komisioni për monitorimin e planeve strategjike të KGjK-së ka në fokus monitorimin e rasteve më të vjetra se 24 muaj, të rasteve që kthehen në rigjykim dhe të atyre me prioritet. Monitorimi do të përfshijë secilin rast të tillë dhe punën e secilit gjyqtar.
Zëvendës Kryesuesi i KGJK-së, ka kërkuar angazhim shtesë dhe punë efikase të trajtimin e lëndëve konform planeve strategjike.
Në takim u theksua edhe domosdoshmëria që rastet e kthyera në rigjykim të mos trajtohen si lëndë të reja.
Në anën tjetër eksperti nga USAID, z.John Ferry inkurajoi gjyqtarët që të përfillin dhe zbatojnë planet e tilla, pasi që ato jo vetëm që rrisin efikasitetin e gjyqësorit, por ua lehtësojnë edhe vet gjyqtarëve procesin e vendimmarrjes.
Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e Departamenteve, gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Civil dhe mbikëqyrësja e degëve në Suharekë & Dragash.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025, si dhe sfidat që rrjedhin nga ky Plan Strategjik.